34 ditë për zgjedhjen e presidentit të ri, Gjykata Kushtetuese rrëzon Vjosa Osmanin, shpërndarja e Kuvendit e pavlefshme

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke vendosur që dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës nuk ka efekt juridik. Sipas aktgjykimit, deputetët kanë 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit.


Gjykata thekson se Kuvendi mund të shpërndahet vetëm në tre raste: nëse brenda 60 ditësh nga caktimi i mandatarit nuk formohet qeveria, nëse për shpërndarjen votojnë 2/3 e deputetëve, ose nëse brenda 60 ditësh nuk zgjidhet presidenti.


Vendimi u mor pas kërkesave të Kryeministrit Albin Kurti dhe 31 deputetëve të tjerë, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dekretit nr. 24/2026 të 6 marsit 2026. Gjykata gjithashtu shfuqizon vendimin për masën e përkohshme të datës 9 mars 2026, ndërsa aktgjykimi hyn menjëherë në fuqi dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare.


Në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin brenda afatit të 34 ditëve, sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *