Egjipti dhe Izraeli në luftë? Tensionet po vazhdojnë të rriten!

Debati për një përplasje të mundshme ushtarake mes Egjiptit dhe Izraelit ka shpërthyer për shkak të tensioneve diplomatike, kryesisht rreth propozimit të Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Egjipt.

Kjo ka shtuar pasigurinë në Egjipt dhe ka nxitur teoritë për një konflikt të mundshëm. Mediat kanë shpërndarë skenarë të goditjeve ushtarake mes dy vendeve, si dhe akuza për grumbullim ushtarak egjiptian në kufi.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë kanë hedhur poshtë këto akuzat, duke i quajtur ato të pabaza. Kërkesat për rritje të prezencës ushtarake egjiptiane në Sinai, në kuadër të luftës kundër ISIS-it, kanë shtuar shqetësimet, por marrëveshja e paqes e vitit 1979 midis Egjiptit dhe Izraelit, që ka qëndruar e paprekur për 45 vjet, po përballet me sfida të reja.

Pavarësisht spekulimeve, ekspertët mendojnë se lufta nuk është e pashmangshme, por tensionet vazhdojnë të rriten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *