Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Libani nuk përfshihet në marrëveshjen dyjavore të armëpushimit, duke argumentuar se kjo lidhet me praninë dhe rolin e grupit Hezbollah në vend. Ai shtoi se situata do të trajtohet veçmas.
Ndërkohë, Ushtria e Izraelit ka ndërmarrë një valë të gjerë sulmesh ajrore në Liban, duke goditur mbi 100 objektiva të lidhura me Hezbollah në Bejrut, Luginën e Bekaa dhe jug të vendit, brenda vetëm 10 minutash.
Autoritetet libaneze raportojnë të paktën 89 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur, ndërsa ndërtesa dhe zona urbane të dendura janë shkatërruar.
Kryetari i Parlamentit libanez, Nabih Berri, dënoi sulmet si “krim lufte të mirëfilltë” dhe i bëri thirrje komunitetit të bashkohet në solidaritet me viktimat, duke e përshkruar këtë agresion si një “brutalitet të makinerisë izraelite të shfarosjes kundër Libanit.”