Parashikimi i motit, 05 Mars 2025

Ditën e sotme, vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët me orë me diell në të gjithë territorin, duke siguruar një ditë të bukur dhe të qetë.

Temperaturat do të variojnë nga vlera minimale -1°C në Kukës dhe Korçë, deri në vlerat maksimale prej 20°C në Berat, Durrës, Elbasan dhe Tiranë.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës era do të arrijë deri në 12 m/s, duke shkaktuar valëzim të detit me forcë 1-2 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *