Zgjedhje të shpejta presidenciale, Trump bisedime me kundërshtaren e Zelensky-t

Katër anëtarë të lartë të rrethit të Donald Trump kanë zhvilluar biseda sekrete me disa nga kundërshtarët kryesorë të Volodymyr Zelensky, përfshirë lideren e opozitës Yulia Tymoshenko dhe anëtarë të lartë të partisë së Petro Poroshenko. Sipas burimeve diplomatike të Politico, diskutimet u përqendruan mbi mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të shpejta presidenciale në Ukrainë, të cilat janë vonuar për shkak të ligjit ushtarak. Kritikët paralajmërojnë për rreziqet e mundshme të zgjedhjeve kaotike, duke përfshirë ndikimin e mundshëm të Rusisë.

Ndihmësit e Trump janë të bindur se Zelensky do të humbiste zgjedhjet për shkak të lodhjes nga lufta dhe zhgënjimit për korrupsionin. Sondazhet e fundit e tregojnë Zelensky-n si lider, megjithëse rivalët e tij, si Valery Zaluzhny, janë duke u afruar. Timoshenko dhe Poroshenko kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve deri në përfundimin e luftimeve, një mendim që ndan edhe kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *