U cilësuan si “bandë” nga moderatori, studentët serbë, bllokojnë hyrjen e televizionit shtetëror i RTS-së.

Në kuadër të protestës masive të studentëve në Serbi, disa ndërtesa mediatike, përfshirë Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) dhe Radiotelevizionin e Vojvodinës (RTV), janë bllokuar. Protestuesit kanë njoftuar se bllokada e RTS-së do të zgjasë 22 orë, si reagim ndaj një deklarate të një moderatori të RTS-së, i cili i quajti studentët “bandë.” Ata theksuan se bllokada do të zhvillohet pa dhunë dhe punëtorët do të mund të largohen nga ndërtesa, por askush tjetër nuk mund të hyjë.

Protestuesit, kryesisht studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, kanë bllokuar gjithashtu hyrjen e Radiotelevizionit të Vojvodinës në Novi Sad, pasi drejtori i këtij televizioni, Goran Karagjiq, refuzoi të raportonte për ngjarjet që po ndodhnin. Në solidaritet, dhjetëra studentë dhe qytetarë të tjerë janë mbledhur para hyrjes së Radiotelevizionit të Kragujevcit.

Protestat janë një reagim ndaj tragjedisë që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar, kur 15 persona humbën jetën nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Studentët kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për këtë ngjarje tragjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *