Kërkojnë paga më të mira, punonjësit e medias në Greqi nisin grevën!

Punonjësit e mediave në Greqi, nën thirrjen e Unionit të Punonjësve të Medias (ESHEA), kanë nisur një grevë 24-orëshe për të kërkuar rinovimin e kontratave kolektive të punës dhe kushte më të mira ekonomike.

Si rezultat, të gjitha kanalet e lajmeve, përfshirë buletinet në radio dhe televizione, janë ndërprerë, ndërsa faqet e internetit kanë pezulluar përditësimet e lajmeve. Greva, e cila ka filluar në orën 05:00 me kohën lokale, do të përfundojë nesër në të njëjtën orë, duke shkaktuar gjithashtu mosdaljen e gazetave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *