Nxori gjuhën para kamerave dhe mori karrigen me vete, kryeministri i dorëhequr i Kanadasë “dhuron spektakël”!

Justin Trudeau ka bërë një dalje epike nga Parlamenti, pas 12 vitesh në krye të Partisë Liberale të Kanadasë. Pas zgjedhjes së pasardhësit të tij, ekonomistit Mark Carney, një ditë më parë, kryeministri në largim mori karrigen e tij të Parlamentit dhe, në një moment të paparë, nxori gjuhën përpara fotografëve.
Largimi i tij pasoi një fjalim emocionues të lamtumirës në ngjarjen e lidershipit liberal të dielën, ku u përlot kur foli për sfidat që kanë përjetuar kanadezët gjatë viteve të fundit. Trudeau theksoi se, pavarësisht krizave të shumta, kanadezët kanë qëndruar të bashkuar dhe më të fortë se kurrë.
Në fjalën e tij, ai paralajmëroi për kërcënimet ekzistenciale që SHBA-ja po u shkakton kanadezëve, duke përmendur tarifat e larta të vendosura nga presidenti Donald Trump dhe sugjerimet e tij për aneksimin e Kanadasë si shteti i 51-të i SHBA-së, një kërcënim i perceptuar ndaj sovranitetit kanadez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *