Një vajzë tetë vjeçare e pavaksinuar humbi jetën në Teksas nga fruthi, duke nxitur shqetësime të mëdha shëndetësore në SHBA. Vdekja e saj është e dyta e konfirmuar për shkak të fruthit në një dekadë, ndërsa sëmundja vazhdon të përhapet me shpejtësi, me 480 raste të raportuara që nga janari dhe të paktën 56 të shtruar në spital.
Shqetësimi është rritur pas vdekjes së parë nga fruthi në shkurt, e para pas më shumë se dhjetë vjetësh, duke nxitur kritika për efektivitetin e masave parandaluese dhe uljen e mbulimit me vaksinim. Përhapja e fruthit nuk është e kufizuar në Teksas; shtetet fqinje si New Mexico dhe Oklahoma kanë regjistruar gjithashtu raste të shumta, dhe tashmë janë raportuar raste të reja edhe në Uashington.
Departamenti i Shëndetësisë po zhvillon hetime për të kontrolluar përhapjen dhe për të parandaluar infeksionet në mesin e të pavaksinuarve.
Ministri i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., është përballur me kritika për mos promovimin e një fushate vaksinalizimi dhe për mungesën e informacionit. Ai mori pjesë në funeralin e vajzës së vdekur, ku theksoi se vaksina është mënyra më efektive për të ndaluar përhapjen e fruthit. Megjithatë, disa grupime anti-vaks janë përpjekur të lidhin vdekjet me gabime mjekësore, duke i atribuar ato mungesës së vaksinës.
Një video e prindërve të fëmijës së parë të vdekur, ku ata i bëjnë thirrje njerëzve të mos vaksinojnë fëmijët e tyre, ka shkaktuar zemërim në komunitetin shkencor, që ka frikë se kjo mund të kontribuojë në përhapjen e dezinformatave, duke e rënduar situatën shëndetësore.