Mijëra ton perkolat amoniumi dhe të gjithë sytë nga Lindja e Mesme. A jemi në prag të një lufte të madhe?

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit po arrijnë pikën kritike, duke rritur rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë që mund të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme dhe të tronditë sigurinë globale.

Izraeli po kryen stërvitje ushtarake të gjera dhe po përgatitet për sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, ndërsa kryeministri Netanyahu thekson të drejtën për vetëmbrojtje.

lrani nga ana tjetër ka blerë mijëra ton perklorat amoniumi nga Kina – mjaftueshëm për të prodhuar 800 raketa – një sinjal i qartë për rritjen e aftësive të tij ushtarake.

Sipas burimeve ndërkombëtare, përfshirë Newsweek dhe WSJ, disa nga këto raketa mund t’i kalojnë aleatëve të Iranit si Huthit në Jemen. Ndërkohë, Izraeli ka nisur sulme ajrore në Siri, si kundërpërgjigje ndaj raketave të lëshuara nga territori sirian.

Situata po përshkallëzohet me shpejtësi, ndërsa negociatat mes SHBA-së dhe Iranit kanë ngecur. Trump e ka paralajmëruar Netanyahun të shmangë një sulm gjatë bisedimeve, por ka lënë të hapur mbështetjen amerikane në rast se ato dështojnë.

Një luftë do të sillte pasoja të rënda: rritje të çmimeve të naftës, destabilizim të rajonit dhe përfshirje të mundshme të fuqive të mëdha si Rusia dhe Kina, me të cilat Irani po forcon marrëdhëniet.

Të gjithë sytë janë tani te Lindja e Mesme. A do të jetë kjo një përballje fatale?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *