Presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi në orët e vona të së hënës katër zyrtarë të lartë qeveritarë të emëruar nga paraardhësi i tij Joe Biden.
Në postimin e parë në rrjetin e tij social Truth Social që nga marrja e detyrës Trump paralajmëroi se më shumë se “një mijë të tjerë rrezikojnë të njëjtin fat. Zyra ime e personelit presidencial është duke identifikuar dhe hequr në mënyrë aktive më shumë se një mijë të emëruar nga administrata e mëparshme, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin tonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, thuhet në mesazhin e Trump.