Gjarpri hyn në sallën e parlamentit, ndërpritet seanca plenare!

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Parlamentin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, ku një gjarpër i vogël çoi në shtyrjen e seancës plenare. Zvarraniku u pikas duke lëvizur në dyshemenë e sallës, duke shkaktuar panik mes deputetëve që u larguan menjëherë.

Gjarpri u kap dhe u nxor jashtë nga një punonjës teknik, ndërsa më vonë rezultoi se ishte jo-helmues dhe kishte hyrë përmes sistemit të ventilimit, për shkak të afërsisë së sallës me lumin Miljacka.

Kryetari i Parlamentit, Tomislav Martinović, shtyu seancën deri në një inspektim të plotë të ambienteve, ndërsa kërkoi hetim nga Ministria e Brendshme. Ministri Ramo Isak e quajti situatën “qesharake”.

Pavarësisht debatit, disa deputetë shprehën indinjatë për ndërprerjen, pasi në rend dite ndodhej ligji për femicidin, i cili do të ashpërsonte dënimet për këtë krim dhe që ende pret ratifikimin nga Dhoma e Popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *