Trump sulmon gazetaren e CNN, e quan qen dhe kërkon largimin e saj nga puna

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar publikisht shkarkimin e korrespondentes së CNN, Natasha Bertrand, duke e akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me efektin e sulmeve amerikane në objektet bërthamore të Iranit. Në një postim në platformën Truth Social, Trump e quajti gazetaren “qen” dhe tha se duhet të largohet menjëherë nga puna.

Sipas Trump, raportimi i Bertrand për ndikimin e kufizuar të sulmeve amerikane është një përpjekje për të diskredituar forcat ajrore amerikane dhe për të minimizuar suksesin e operacionit ushtarak. Ai mbështet qëndrimin e Izraelit, sipas të cilit sulmet kanë shkatërruar plotësisht infrastrukturën e pasurimit të uraniumit dhe kanë vonuar ndjeshëm programin bërthamor të Iranit.

Ndërkohë, raporti i inteligjencës së brendshme amerikane, i cituar nga CNN dhe ripublikuar nga Washington Post e New York Times, sugjeron se ndikimi i sulmeve është i përkohshëm dhe se Irani mund ta rikuperojë kapacitetin bërthamor brenda pak muajsh. Kjo ka shkaktuar shqetësim në Shtëpinë e Bardhë dhe përplasje të reja në raportet mes medias dhe ish-presidentit.

CNN ka dalë në mbrojtje të gazetares, duke theksuar se raportimi ishte i bazuar në informacion të verifikuar dhe me rëndësi publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *