Bëri “twerk”, Alaska Airlines largon stjuardesën nga puna

Një ish-stjuardesë e Alaska Airlines, Nelle Diala, ka akuzuar kompaninë se e ka shkarkuar pasi publikoi një video të saj duke kërcyer. Diala, e cila kishte punuar për pak më shumë se gjashtë muaj si stjuardesë, pretendon se videoja e postuar në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale ishte arsyeja e pushimit nga puna.Në videon që u bë virale, Diala shihet duke kërcyer ndërsa qëndronte në rreshtin e ndarjes së ulëseve të aeroplanit. Ajo tregon se përkundër që videoja shkaktoi një reagim të papritur, ajo nuk e kishte menduar se do të kishte pasoja kaq të rënda për karrierën e saj.”Videoja u bë virale brenda natës, por në vend që të merrja mbështetje dhe dashuri, ajo solli kritika të ashpra. Edhe pse ishte një vendim i keq nga ana ime, nuk e mendoja se do të më kushtonte punën e ëndrrave”, shpjegon Diala.Diala e cilëson videon si “të padëmshme” dhe thekson se qëllimi i saj nuk ishte të dëmtonte imazhin e kompanisë. Ajo ka shprehur shqetësim se Alaska Airlines nuk ka dëshiruar të dëgjojë shpjegimet e saj dhe ka vepruar me vendime të ashpra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *