BE në gatishmëri: Frikë nga sulmi rus, stoqe urgjente në çdo shtet

Bashkimi Evropian ka nisur një plan të ri të përbashkët për krijimin e rezervave strategjike me mallra jetike si ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet, për t’u përballur me kërcënime të mundshme si sulme ushtarake, fatkeqësi natyrore, pandemi apo sulme kibernetike.

Strategjia synon të shmangë gabimet e pandemisë së Covid-19, kur shtetet u gjendën të papërgatitura. Tani, përmes një rrjeti të centralizuar, do të grumbullohen mallra kritike sipas nevojave të secilit vend: ushqime, gjeneratorë, pajisje për pastrimin e ujit, dronë dhe materiale mjekësore.

Deri në vitin 2026 do të ngrihet një qendër për prokurimin e përbashkët të mallrave, ndërsa fondet për industrinë farmaceutike do të dyfishohen në 200 milionë euro deri më 2027.

BE u bën thirrje qytetarëve të kenë gati një “kit emergjence” me furnizime për 72 orë. Po ashtu, do të krijohet një sistem për monitorimin e ujërave të ndotura për zbulimin e hershëm të epidemive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *