Vendimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një pushtim të plotë të Rripit të Gazës ka shkaktuar reagime të ashpra brenda Izraelit. Të martën, u thirr një mbledhje urgjente e Kabinetit të Sigurisë, ndërsa ushtria izraelite thuhet se ka shprehur rezerva ndaj planit.
Kundërshtime të forta kanë ardhur edhe nga familjarët e pengjeve që ndodhen ende në Gaza, të cilët janë të shqetësuar se një ofensivë e gjerë mund të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre. Edhe shumica e ish-drejtuesve të shërbimeve të inteligjencës kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës.
Ndërkohë, ekspertët izraelitë janë të ndarë në mendime: një pjesë kërkon zgjidhje urgjente për krizën humanitare në Gaza, ndërsa të tjerë mbështesin vazhdimin e ofensivës ushtarake.