“Ndërpriteni telefonatën, përndryshe situata do përkeqësohet”, Trump përplaset me presidenten e Zvicrës

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter u përpoq të bindte Donald Trump për uljen e tarifave ndaj Zvicrës, por biseda telefonike përfundoi me tensione. Sipas “Die Welt”, një mesazh nga Shtëpia e Bardhë urdhëroi: “Ndërpriteni telefonatën, përndryshe situata do përkeqësohet.”

Edhe pse Zvicra arriti më parë një shtyrje të tarifave 31%, përpjekjet për marrëveshje dështuan. Trump refuzoi një kompromis me tarifë 10%, duke kërkuar më shumë për shkak të “deficitit tregtar me Zvicrën”. Pas përplasjes, SHBA vendosi tarifë ndëshkuese prej 39%.

🧾 Negociatat dështuan zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *