Mos blini Mozzarella!!! Ministria e Shëndetësisë italiane ka urdhëruar tërheqjen urgjente nga tregu

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka urdhëruar tërheqjen urgjente nga tregu të disa llojeve të mocarelës, pas dyshimeve për praninë e metaleve në produkt. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët që të mos i konsumojnë këto produkte, por t’i kthejnë menjëherë në pikat e shitjes ku janë blerë.

Markat dhe lotet e prekur:

Mozzarella Conad – paketim 125 g dhe 3×125 g, lot N5205D, afati 15 gusht 2025

Mozzarella Valbontà (Penny Market) – paketim 4×125 g, lot N5205E, afati 17 gusht 2025

Mozzarella Carrefour Classic Maxi Pack – paketim 3×125 g, lot N5205E, afati 18 gusht 2025

Mozzarella Latbri – paketim 125 g, lot N5205D, afati 22 gusht 2025

Të gjitha këto produkte janë prodhuar nga kompania Granarolo, në qendrën e saj në Usmate Velate, provinca Monza e Brianza.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që kanë blerë këto produkte të mos i konsumojnë në asnjë rrethanë dhe t’i dorëzojnë menjëherë në dyqanet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *