Vetëm 70 Euro, Shqipëria me mbështetjen sociale më të ulët në rajon

Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për nivelin e përfitimeve sociale për familjet në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës tregon se vendi ynë ofron vetëm 70 euro në muaj, të përbëra nga ndihma ekonomike dhe bonusi i energjisë.

Në krye qëndron Republika Srpska me 335 euro përfitime mujore, ndërsa më pas vijnë: Federata e Bosnje-Hercegovinës (304 euro), Serbia (282 euro), Mali i Zi (267 euro), Maqedonia e Veriut (207 euro) dhe Kosova (191 euro).

Raporti evidenton tre skemat kryesore të ndihmës në rajon:

ndihma bazë kundër varfërisë,

ndihmat për fëmijë,

ndihmat për energjinë.

Një tjetër element i analizuar është ndërprerja e përfitimeve kur një anëtar i familjes punësohet. Në shumicën e vendeve ndihma humbet menjëherë, edhe me të ardhura minimale. Përjashtim bëjnë Serbia dhe Shqipëria: në Serbi ndihma zvogëlohet gradualisht deri në një prag të caktuar, ndërsa në Shqipëri nuk ndërpritet menjëherë, por vlerësohet përmes një formule të posaçme (PMT), e cila rillogaritet çdo 12 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *