Ndryshojnë rregullat, pasagjerët obezë të detyruar të paguajnë 2 bileta avioni

Southwest Airlines ka njoftuar se nga 27 janari 2026 do të hyjë në fuqi një rregull i ri për pasagjerët obezë: ata që nuk mund të ulen brenda hapësirës së një sediljeje do të duhet të blejnë dy vende paraprakisht.

Ndryshe nga politika aktuale, ku pasagjerët mund të merrnin një vend shtesë falas ose të kërkonin rimbursim pas udhëtimit, kompania tani do të ofrojë kthim parash vetëm nëse fluturimi ka pasur vende bosh dhe në të njëjtën klasë. Kërkesa për rimbursim duhet të bëhet brenda 90 ditëve.

Ky ndryshim ka ngjallur polemika të forta. Përfaqësues të komunitetit të udhëtarëve mbipeshë e cilësojnë politikën e re diskriminuese dhe paralajmërojnë se ajo do të përkeqësojë përvojën e fluturimit për të gjithë pasagjerët.

Me këtë vendim, Southwest bëhet linja e parë e madhe amerikane që vendos një rregull të tillë të detyrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *