Izraeli eliminon kryeministrin e qeverisë Houthi në Jemen

Kryeministri i qeverisë Houthi në Jemen, Ahmed Ghaleb Al-Rahwi, është vrarë në një sulm ajror të Izraelit mbi kryeqytetin Sana’a. Lajmi u publikua nga gazeta vendase Aden Al-Rad dhe u konfirmua nga media tjetër jemenase Al-Jumhuriya.

Raportet tregojnë se Al-Rahwi ndodhej në një banesë së bashku me disa zyrtarë të lartë të milicisë shiite, ku disa prej tyre dyshohet se kanë humbur jetën.

Sipas burimeve, operacioni u zhvillua paralelisht me një tjetër sulm izraelit që goditi një takim të qeverisë Houthi jashtë kryeqytetit, ku ishin të pranishëm dhjetë ministra, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, gjatë një fjalimi të liderit të rebelëve pro-iranianë, Abdul Malik al-Houthi. Ende nuk ka informacion të saktë mbi pasojat e këtij bombardimi.

Milicia Houthi nuk ka reaguar zyrtarisht, ndërsa ushtria izraelite konfirmoi se ka “goditur një objektiv të regjimit terrorist Houthi në Sana’a”, pa dhënë detaje shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *