Trump: Jam i zhgënjyer nga Putin, nuk i trembemi aleancës së Rusisë me Kinën

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është “shumë i zhgënjyer” nga presidenti rus Vladimir Putin dhe se SHBA do të ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët e Ukrainës që po përballen me luftën.

Në një intervistë për The Scott Jennings Radio Show, Trump theksoi se nuk i trembet një aleance mes Rusisë dhe Kinës, pas takimit të liderëve në samitin e mbajtur në Tianjin.

Nga Zyra Ovale, ai reagoi gjithashtu ndaj thashethemeve për vdekjen e tij që qarkulluan në rrjetet sociale, duke i quajtur “fake news” dhe duke shtuar: “Ishte një fundjavë shumë aktive për mua.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *