Trump – Europës: Mos blini naftë ruse, ushtroni presion mbi Kinën!

Presidenti Donald Trump u bë pjesë e samitit të aleatëve të Ukrainës që u zhvillua sot në Paris, me anë të një telefonate.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se vendet europiane duhet të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia, pasi kjo e fundit po përfiton miliarda euro nga tregtia e karburanteve me BE, duke financuar kështu luftën.

Trump theksoi gjithashtu se liderët europianë duhet të ushtrojnë presion më të madh ekonomik mbi Kinën, e cila sipas tij po kontribuon në përpjekjet e Moskës.

Samiti u zhvillua në prani të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe u fokusua tek përpjekjet e përbashkëta për të forcuar mbështetjen ndaj Ukrainës përballë agresionit rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *