Putin paralajmëron Europën: Forcat Perëndimore në Ukrainë, do të ishin objektiv legjitim i ushtrisë ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi më 5 shtator se çdo dislokim i forcave perëndimore në Ukrainë gjatë luftës do të konsiderohet objektiv “legjitim” për ushtrinë ruse.

Deklarata vjen një ditë pasi aleatët e Ukrainës, udhëhequr nga Franca dhe Britania, u zotuan të vendosin trupa për të monitoruar një marrëveshje të mundshme paqeje.

Putin tha se një force e tillë nuk do të sillte paqe afatgjatë dhe se lidhjet më të ngushta të Ukrainës me Perëndimin janë një nga shkaqet kryesore të konfliktit. Ai shtoi se nëse arrihet një marrëveshje paqësore, nuk ka nevojë për praninë e forcave të huaja.

Ukraina dhe vendet perëndimore kërkojnë garanci sigurie për të parandaluar një ofensivë të re ruse, duke pasur parasysh shkeljet e mëparshme të marrëveshjeve nga Moska. Përshtatur nga REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *