Vuçiçin e kapin paranojat: Shqipëria, Kosova dhe Kroacia po bëjnë aleanca ushtarake kundër Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se në rajon po krijohen dy aleanca ushtarake të drejtuara kundër Beogradit. Ai përmendi bashkëpunimin mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe marrëveshjen e shpallur mes Kroacisë dhe Sllovenisë, duke e krahasuar me aleancat e fillimshekullit XX para luftërave ballkanike.

Vuçiç tha se këto zhvillime “nuk janë lajme të lehta për Serbinë” dhe se “formimi i boshteve shumështresore kundër Serbisë” tregon përgatitje për sfida të ardhshme.

Sipas tij, Sllovenia ka bërë të ditur se aleancat lidhen me situatën në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë. “Kur bën një aleancë me kroatët, është e qartë kundër kujt e bën atë, sigurisht jo kundër austriakëve”, u shpreh Vuçiç, duke shtuar se Serbia duhet të përgjigjet “me durim dhe qetësi, duke forcuar pozicionet e saj në botë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *