Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje banorëve të Qytetit të Gazës të evakuohen, teksa ushtria izraelite ka intensifikuar bombardimet në përgatitje për marrjen nën kontroll të qytetit, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare. Autoritetet në Gazë raportuan se të paktën 39 persona u vranë nga sulmet, 25 prej tyre në Qytetin e Gazës më 8 shtator.
Paralajmërimi erdhi pas një sulmi të armatosur palestinez në Jerusalem, ku u vranë gjashtë civilë; autorët u neutralizuan nga policia. Netanyahu deklaroi se ngjarja forcon vendosmërinë për të luftuar terrorizmin.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha se një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushim në Rripin e Gazës mund të arrihet së shpejti, duke paralajmëruar Hamasin që të pranojë kushtet. Hamasi reagoi se ishte i gatshëm për negociata mbi idetë e paraqitura nga SHBA, pas marrëveshjes së mëparshme për një armëpushim 60-ditor që përfshinte lirimin e pengjeve.