Komandanti gjerman: Ushtria duhet të jetë plotësisht e gatshme për luftë

Komandanti i ushtrisë gjermane, Alfons Mais ka paralajmëruar se Berlini duhet të rrisë me 100,000 numrin e trupave aktive, përveç 62,000 që ka aktualisht, në mënyrë që të përmbushë objektivat e rinj të NATO-s për forcimin e gatishmërisë ndaj kërcënimit në rritje nga Rusia. Lajmi bëhet i ditur në një dokument konfidencial të siguruar nga Reuters.

Në një letër të datës 2 shtator, drejtuar shefit të shtabit të mbrojtjes Carsten Breuer, Shefi i Ushtrisë Alfons Mais thekson se ushtria duhet të jetë plotësisht e gatshme për luftë deri në vitin 2029 dhe të sigurojë aftësitë që Gjermania i ka premtuar NATO-s deri në vitin 2035.

Sipas tij, këto objektiva nuk mund të arrihen me nivelin aktual të personelit, që përfshin edhe 37,000 trupa joaktive. Gjermania ka filluar tashmë të zgjerojë angazhimet e saj në Evropën Lindore, përfshirë krijimin e një brigade prej rreth 5,000 trupash në Lituani dhe vendosjen e patrullave detare në Detin Baltik për të parandaluar sabotimin nënujor.

Mais kërkoi që deri në vitin 2029 të shtohen rreth 45,000 trupa aktive, duke përmendur paralajmërimet e NATO-s se deri atëherë Rusia mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një sulm të madh kundër aleatëve perëndimorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *