Katër vende europiane paralajmërojnë bojkot të Eurovision 2026 nëse merr pjesë Izraeli

Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga Festivali Evropian i Këngës nëse Izraeli lejohet të konkurrojë në edicionin e ardhshëm, që do të mbahet në maj 2026 në Vjenë. Vendimi lidhet me luftën në Rripin e Gazës dhe krizën humanitare atje.

Holanda i kërkoi zyrtarisht Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU) të përjashtojë Izraelin, ndërsa Irlanda e quajti pjesëmarrjen e tij “të pajustifikueshme” pas humbjeve masive të jetëve civile dhe kufizimeve për gazetarët në Gaza. Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, tha se Madridi nuk mund të “normalizojë” praninë e Izraelit, ndërsa transmetuesi slloven RTV SLO kushtëzoi vendimin me qëndrimin e EBU-së.

EBU tha se po zhvillon konsultime me vendet anëtare dhe vendet kanë afat deri në mesin e dhjetorit për të konfirmuar pjesëmarrjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *