Izraeli ndalon 22 anije ndihmash për Gazën

Forcat izraelite kanë ndaluar 20 anije të flotiljes Globale Sumud, që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma humanitare për Gazën, ndërsa 22 mjete të tjera vijojnë lundrimin drejt enklavës së shkatërruar nga lufta.

Në mesin e pasagjerëve ishte edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila u shfaq në një video të shpërndarë nga ministria e jashtme izraelite, e rrethuar nga ushtarë. Izraeli deklaroi se pasagjerët po transferohen në një port dhe janë të sigurt.

Flotilja përbëhet nga mbi 40 mjete civile me rreth 500 parlamentarë, juristë dhe aktivistë, që transportojnë ushqime dhe ilaçe. Organizatorët e misionit theksojnë se qëllimi është humanitar, duke e cilësuar ndalimin si një akt të paligjshëm.

Ky udhëtim ka marrë vëmendje ndërkombëtare, me shtete si Turqia, Spanja dhe Italia që dërguan mjete monitorimi për të mbrojtur qytetarët e tyre, pavarësisht paralajmërimeve izraelite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *