Dronë mbi Gjermani, aeroporti i Mynihut anulon fluturimet

Aeroporti i Mynihut u detyrua të ndërpresë përkohësisht operacionet mbrëmjen e djeshme, pasi dy dronë u vunë re mbi pistat veriore dhe jugore. Policia federale raportoi se dronët ndryshuan menjëherë kursin dhe u zhdukën pa u identifikuar.

Mbyllja, e cila nisi në orën 21:28 dhe zgjati deri në 05:00 të mëngjesit, preku rreth 6,500 pasagjerë. Gjatë kësaj kohe, 23 fluturime u devijuan drejt aeroporteve të Shtutgartit dhe Nurembergut, 12 u anuluan, ndërsa mbi 40 nisje të tjera u shtynë ose u anuluan.

Shumë udhëtarë kaluan natën në terminal, ku aeroporti, në bashkëpunim me linjat ajrore, vendosi shtretër kampingu dhe ofroi ushqime, pije e batanije për të lehtësuar situatën.

Autoritetet gjermane vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e dronëve dhe për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla që rrezikojnë sigurinë e fluturimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *