Italia ndalon burkën në ambiente publike, 3 mijë euro gjobë për gratë që mbulojnë fytyrën!

Partia në pushtet në Itali, Fratelli d’Italia, ka propozuar një ligj që ndalon veshjet myslimane që mbulojnë plotësisht fytyrën në hapësira publike. Sipas projektit, shkelësit mund të gjobiten deri në 3 mijë euro.

Nisma përfshin ndalimin e mbulimit të fytyrës në vende si shkolla, universitete, zyra shtetërore dhe qendra tregtare. Përveç kësaj, drafti parashikon rregulla më të rrepta për transparencën financiare të vendeve të kultit, duke synuar gjurmimin e burimeve të financimit të huaj.

Projektligji ndalon gjithashtu testet e virgjërisë dhe parashikon dënime më të ashpra për martesat e detyruara, të cilat konsiderohen si shkelje të dinjitetit njerëzor.
Sipas partisë, qëllimi i masës është të “mbrojë identitetin italian, sigurinë e qytetarëve dhe lirinë e grave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *