Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Shën Helenës në Karolinën e Jugut. Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 20 janë plagosur, pasi një person hapi zjarr ndaj turmës në një bar të njohur lokal, “Willie’s Bar and Grill”. Katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka gjetur shumë persona me plagë nga armët e zjarrit. Dëshmitarët tregojnë se njerëzit u përpoqën të fshiheshin në biznese e banesa pranë lokalit. Hetimet për autorin dhe motivet e sulmit vijojnë.