Emigrantët, motori i risive në Gjermani: 1 në 7 shpikje mban firmën e tyre

Numri i patentave në Gjermani që lidhen me shpikës me origjinë të huaj po rritet me ritme të shpejta. Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), në vitin 2022 rreth 14% e patentave u aplikuan nga emigrantë — krahasuar me vetëm 4.9% në vitin 2000.

Shpikësit më aktivë vijnë nga Evropa Lindore dhe Juglindore, të ndjekur nga Evropa Jugore e Amerika Latine, ndërsa hapësira arabe dhe Turqia kanë katërfishuar kontributin që nga fillimi i mijëvjeçarit. Ndërkohë, patentat nga persona me origjinë indiane janë rritur dymbëdhjetëfish.

Ekspertët theksojnë se Gjermania duhet të ofrojë procedura më të shpejta e më pak burokratike për hyrjen dhe njohjen e kualifikimeve të emigrantëve, në mënyrë që të vazhdojë të tërheqë trurin e huaj.

Një tjetër fakt interesant: shpikëset femra midis emigrantëve përbëjnë 9% të totalit, gati dyfishin e mesatares gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *