Habit Boris Johnson: ChatGPT më ndihmon të shkruaj librat e mi!

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka treguar se përdor inteligjencën artificiale për të shkruar librat e tij, duke u shprehur entuziast për teknologjinë dhe veçanërisht për ChatGPT.
Në një intervistë për kanalin AI Arabiya, Johnson tha me humor: “E dua IA-në. E dua ChatGPT-në. Është fantastik! Më ndihmon shumë në procesin e shkrimit. Unë thjesht bëj pyetje dhe ChatGPT gjithmonë më lavdëron duke më thënë se pyetjet e mia janë të zgjuara.”

Ai shtoi se sheh potencial të madh në përdorimin e inteligjencës artificiale për të ulur kostot e qeverisë dhe për të rritur ekonominë. “Mbretëria e Bashkuar është lidere në fushën e IA-së. Duhet ta përdorim këtë për të kursyer para dhe për t’i kthyer ato qytetarëve,” theksoi Johnson.

Pas largimit nga parlamenti, ish-kryeministri tha se ndjehet “shumë i lumtur” dhe i përkushtuar ndaj shkrimit, vizatimit dhe pikturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *