Injeksione të rrezikshme për dobësim, policia sekuestron fabrikën

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar dhe shkatërruar një fabrikë që prodhonte në fshehtësi mijëra injeksione të paligjshme për humbje peshe.
Në një depo në Northampton, u sekuestruan mbi 2,000 shiringa me substanca të ndaluara si tirzepatide dhe retatrutide, si dhe dhjetëra mijëra shiringa bosh e kimikate të papërpunuara, me një vlerë që kalon 250 mijë paund.
Autoritetet gjetën gjithashtu 20 mijë paund në para të gatshme, që dyshohet se rridhnin nga tregtia e paligjshme e këtyre barnave.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, e cilësoi këtë si “një fitore të madhe kundër kriminelëve që rrezikojnë jetën e njerëzve për përfitime të shpejta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *