Një prokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, me inicialet B.Sh, është arrestuar në vendin e punës nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, për dyshimin e kryerjes së veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe rastet e tjera ku prokurori dyshohet se ka shkelur detyrën. Autoritetet theksojnë se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore sipas Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve në fuqi.