Rast unikal në Turqi: Gruaja merr kujdestarinë e maceve, burri detyrohet të paguajë ushqimin e tyre pas divorcit

Një rast divorci në Stamboll ka tërhequr vëmendjen e mediave për një klauzolë të veçantë në marrëveshjen mes bashkëshortëve – pagesën për kujdesin e maceve.

Sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën Familjare të Stambollit, çifti Buğra B. dhe Ezgi B. vendosi të ndahej me mirëkuptim për shkak të “prishjes së thellë të bashkësisë martesore”.
Në protokollin e dorëzuar, palët ranë dakord që kujdestaria e dy maceve t’i mbetej ish-bashkëshortes, ndërsa ish-burri do të paguajë 10,000 lira turke çdo tre muaj për kujdesin e tyre, për një periudhë prej 10 vitesh.

Përveç kësaj, Buğra B. pranoi t’i japë Ezgi B. 550,000 lira turke si kompensim material.
Klauzola për kujdesin e maceve është cilësuar nga ekspertët ligjorë si një shembull i “ushqimit të gjeneratës së re”, duke qenë se kafshët shtëpiake konsiderohen ende pronë sipas ligjit turk, por gjykatat kanë nisur të miratojnë marrëveshje që vënë në qendër mirëqenien e kafshëve.

Ky rast është ndër të parët në Turqi ku kujdesi për kafshët bëhet pjesë zyrtare e një vendimi divorci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *