Aksident tragjik në Itali, portieri i Interit, përplas të moshuarin për vdekje

Një aksident tragjik ka ndodhur në Fenegrò, pranë Comos, ku një 81-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga automjeti që drejtohej nga Josep Martinez, portieri i dytë i Interit.
I moshuari po lëvizte me karrocë elektrike përgjatë rrugës kur u godit nga makina e futbollistit, duke ndërruar jetë në vend pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të emergjencës.

Sipas mediave italiane, Martinez u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe po bashkëpunon me autoritetet. Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima mund të ketë humbur kontrollin e karrocës, duke hyrë në korsinë e kundërt në momentin e përplasjes.

Pas ngjarjes, Interi anuloi konferencën për shtyp të trajnerit Cristian Chivu, në prag të ndeshjes me Fiorentinën.
Martinez, 27 vjeç, është portier spanjoll që iu bashkua Interit sezonin e kaluar nga Genoa dhe ka debutuar me skuadrën në Kupën e Italisë dhe në kampionat këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *