Zelensky: Lufta mund të zgjasë edhe 3 vite, BE duhet të garantojë mbështetje të qëndrueshme për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se lufta me Rusinë mund të zgjasë edhe dy ose tre vite të tjera, ndërsa u ka kërkuar liderëve evropianë të sigurojnë mbështetje financiare të vazhdueshme për Kievin gjatë kësaj periudhe.

“Ne nuk do të luftojmë për dekada, por është e rëndësishme që Evropa të tregojë se mund të ofrojë ndihmë të qëndrueshme për disa vite”, u shpreh Zelensky, duke shtuar se kjo periudhë përkon me kohën kur Komisioni Evropian pritet të zhbllokojë asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën.

Ai konfirmoi gjithashtu se trupat ruse kanë hyrë në qytetin lindor të Pokrovskut, i cili mbetet një nga objektivat kryesorë të Moskës.

Në fund të deklaratës së tij, Zelensky i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të ushtrojë presion ndaj presidentit kinez Xi Jinping për të reduktuar mbështetjen ndaj Rusisë, gjatë takimit të tyre të planifikuar në Korenë e Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *