Faruk Fatih Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex” dhe i njohur si “mbreti” i kriptove në Turqi, është gjetur pa jetë në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut. Lajmi u konfirmua nga TRT, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Dyshohet për vetëvrasje, por pritet raporti i autopsisë për të sqaruar rrethanat.
Özer ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2022 dhe më pas u ekstradua në Turqi, ku në vitin 2023 u dënua me mbi 11 mijë vite burg për mashtrim dhe pastrim parash. Ai ishte në qendër të një prej skandaleve më të mëdha financiare në Turqi, që la pas humbje prej rreth 2 miliardë dollarësh për mbi 390 mijë investitorë.