Hakmarrje në Kretë: 2000 plumba, 3 të vdekur dhe 12 të plagosur, frikë për luftë mes familjeve në spitale – fshati blindohet nga policia

Tre persona, mes tyre dy gra, kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur mëngjesin e së shtunës në fshatin Vorizia të Heraklionit, pas një përplasjeje me armë mes dy familjeve në konflikt të vazhdueshëm.

Sipas mediave greke, ngjarja dyshohet se lidhet me një hakmarrje, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit janë qëlluar mbi 2000 plumba. Një nga viktimat, një grua, mësohet se ka ndërruar jetë nga arresti kardiak për shkak të frikës, ndërsa autori i dyshuar është një burrë që ndodhet mes viktimave.

Të plagosurit janë dërguar në qendrat shëndetësore të Moirës dhe Agia Varvarës, të cilat po mbrohen nga policia për të shmangur incidente të tjera. Banorët e zonës kanë ndihmuar në transportimin e të plagosurve me mjetet e tyre bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *