Lufta e radhës? Trump kërcënon Nigerinë me ndërhyrje ushtarake

Një situatë e re tensioni po përvijohet në Afrikën Perëndimore, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e një veprimi ushtarak ndaj Nigerisë. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump deklaroi se i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të përgatitet për një ndërhyrje “të shpejtë”, nëse qeveria nigeriane nuk arrin të ndalojë vrasjet ndaj të krishterëve në vend.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë menjëherë çdo formë ndihme dhe asistence për Nigerinë — vendin më të populluar të Afrikës dhe një nga prodhuesit kryesorë të naftës.

“Nëse dërgojmë forca ushtarake, ato do të hyjnë në veprim me armë zjarri për të eliminuar terroristët islamikë që po kryejnë këto mizori,” shkroi Trump, pa ofruar prova konkrete për trajtimin e të krishterëve në Nigeri. Ai e quajti vendin afrikan “të turpëruar” dhe paralajmëroi qeverinë që të veprojë menjëherë.

“Nëse sulmojmë, do të jetë e shpejtë, e egër dhe e ëmbël, ashtu siç banditët terroristë sulmojnë të krishterët tanë të dashur,” shtoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *