“Një komunist si kryetar bashkie”, Trump sulmon kryetarin e ri të New York-ut

Donald Trump paralajmëroi se disa qytete amerikane po shfaqin prirje drejt komunizmit.
Gjatë një fjalimi për mbështetësit në Miami, ai kritikoi ashpër fitoren e Zohran Mamdanit në zgjedhjet për kryetar bashkie të Nju Jorkut.
Sipas Trump, me socialistin demokrat Mamdani në krye, qyteti më i madh i Amerikës rrezikon të kthehet në një qendër komuniste.

“Shikoni rezultatin e zgjedhjeve të djeshme në Nju Jork, ku partia e tyre vendosi. Një komunist si kryetar bashkie. Të qytetit më të madh në vend. Mos harroni, kam thënë se nuk do të kemi kurrë një socialist. I zgjedhur në çdo post në vendin tonë, e thoja këtë dhe kisha të drejtë. Ne e anashkaluam socialistin dhe vumë një komunist dhe thamë. Kjo nuk është, kjo nuk funksionoi shumë mirë. Por, siç kam paralajmëruar për shumë vite, kundërshtarët tanë janë të vendosur ta shndërrojnë Amerikën në një Kubë komuniste, ose Venezuelë socialiste, dhe e shihni çfarë u ndodhi atyre vendeve”, tha Trump

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *