Arrestohet Astrit Isufi, vrau dje dy vëllezërit e gruas

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Malishevë

Policia e Kosovës ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm 42-vjeçarin Astrit Isufi, i dyshuar si autor i vrasjes së dy vëllezërve Naim dhe Driton Morina, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në fshatin Golluboc të Malishevës.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i tij u bë rreth orës 06:25 në fshatin Pllaqicë, ndërsa në momentin e ndalimit Isufi ka qenë i plagosur, dyshohet nga arma e zjarrit. Pas arrestimit, atij i është dhënë ndihma e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Policia ka bërë me dije se hetimet për rastin vazhdojnë, nën drejtimin dhe koordinimin e plotë me Prokurorin e Shtetit, për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që tronditi zonën e Malishevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *