Ministria e Jashtme Ruse: Vuçiç ndryshe flet në Moskë, ndryshe flet në Bruksel

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, reagoi ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç mbi mundësinë që Beogradi t’i shesë municione Bashkimit Evropian. Ajo tha se Moska ka marrë garanci të vazhdueshme nga Serbia se eksportet e armëve janë nën kontroll të rreptë dhe nuk do të përfundojnë në Ukrainë. Zakharova shtoi se qëndrimet e ndryshme të Vuçiç në deklarata publike krijojnë përshtypjen sikur flasin “disa Vuçiç të ndryshëm”.

Zakharova kërkoi gjithashtu sqarime nga zyra e shtypit e presidentit serb, duke theksuar se nëse mediat kanë keqinterpretuar qëndrimet e Vuçiçit, atëherë duhet dhënë një shpjegim zyrtar. Ajo nënvizoi se deklaratat kontradiktore për marrëdhëniet me Moskën dhe Brukselin mund të krijojnë keqkuptime serioze për pozicionin e Serbisë në raport me konfliktin në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *