Pavarësisht shuarjes së flakëve, zona vijon të ketë prezencë tymi, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit ndodhen ende në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe për të kryer hetimet e nevojshme mbi rrethanat e ngjarjes.
Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.
Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit.
Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.
Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.