Dronë me origjinë të panjohur po shkaktojnë shqetësim në Belgjikë, pasi janë parë sërish mbi infrastrukturë të ndjeshme si aeroporte dhe centrale bërthamore. Aeroporti i Liège-it u detyrua të ndalojë fluturimet për gati një orë pas zbulimit të disa dronëve në mbrëmje, ndërsa incidente të ngjashme janë raportuar edhe në Bruksel.
Tre dronë u panë gjithashtu mbi termocentralin bërthamor Doel pranë Antwerpit, por pa ndikuar në funksionimin e tij. Për shkak të rritjes së këtyre incidenteve, Belgjika po merr ndihmë nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar për të forcuar mbrojtjen ndaj dronëve.