Gjenerali amerikan Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, pritet të paraqitet sot para Dhomave të Specializuara në Hagë si dëshmitari i fundit i mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Dëshmia e Clark ishte planifikuar fillimisht për 18 nëntor, por pas kërkesës së mbrojtjes, trupi gjykues caktoi një ditë shtesë më 21 nëntor për të siguruar mbylljen e plotë dhe efektive të paraqitjes së argumenteve. Specialja njoftoi se palët janë të inkurajuara të përfundojnë procesin më herët, nëse është e mundur.
Me përfundimin e dëshmisë së Clark, çështja pritet të hyjë në fazën finale të procedurës, ku palët do të paraqesin përmbylljet e tyre para shpalljes së vendimit.