Ariu sulmon nxënës dhe mësues, 11 të plagosur dy në gjendje kritike

Një shëtitje shkollore pranë shkollës fillore Acwsalcta, në verilindje të Vancouverit, u kthye në tragjedi kur një ari i murrmë sulmoi grupin e nxënësve dhe mësuesve. Nga incidenti u plagosën 11 persona; katër prej tyre u dërguan me urgjencë në spital, përfshirë dy në gjendje kritike.

Veronica Schooner, nëna e një prej nxënësve, rrëfeu se i biri 10-vjeçar i shpëtoi për pak përplasjes me kafshën, ndërsa mësuesit u përpoqën të mbronin fëmijët. Njëri prej tyre, sipas saj, mori lëndimet më të rënda dhe u transportua me helikopter drejt spitalit.

Shërbimet e ambulancës konfirmuan ndërhyrjen e menjëhershme në vendngjarje, ndërsa policia bëri të ditur se disa nga fëmijët kanë pësuar lëndime “shumë serioze” dhe trauma të forta psikologjike.

Autoritetet njoftuan se ariu agresiv vazhdonte të ishte në lëvizje në zonë pas sulmit. Banorëve iu kërkua të qëndronin në shtëpi dhe të shmangnin lëvizjet në autostradë, ndërsa oficerët e armatosur dhe anëtarë të komunitetit organizuan patrulla të përkohshme për të siguruar rrugët deri në kapjen e kafshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *