Trump firmos urdhrin për shpalljen e Vëllazërisë Myslimane organizatë terroriste

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që hap procedurat zyrtare për klasifikimin e Vëllazërisë Myslimane si Organizatë Terroriste e Huaj (FTO) dhe si Organizatë Globale Terroriste e Caktuar Posaçërisht (SDGT).

Urdhri i kërkon Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit të hartojnë një raport të detajuar mbi degët e grupit në Egjipt, Liban dhe Jordani, për të vlerësuar nëse ato plotësojnë kriteret ligjore për shpalljen si organizata terroriste. Pas dorëzimit të raportit, institucionet përgjegjëse kanë 45 ditë kohë për të ndërmarrë hapat zyrtarë të përcaktimit, në koordinim me Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e inteligjencës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, qëllimi i procesit është dobësimi i rrjetit operativ të grupit, ndërprerja e burimeve të tij financiare dhe parandalimi i çdo kërcënimi të mundshëm ndaj SHBA-së dhe interesave të saj. Administrata Trump argumenton se Vëllazëria Myslimane vazhdon të luajë rol destabilizues në Lindjen e Mesme dhe të nxisë aktivitete ekstremiste që cenojnë sigurinë e aleatëve amerikanë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *